X

“Do të digjej Kuvendi”, nëntë deputetë kërkojnë shpjegime nga kreu i SHISH-it për deklaratat e Metës

Nëntë deputetë të Kuvendit të Republikës kanë bërë një kërkesë, përmes së cilës kërkojnë mbajtjen e një seance dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kreu i këtij institucioni, Helidon Bendo do të thirret në Komisionin e Sigurisë për t’u pyetur në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Kjo kërkesë e deputetëve vjen pas deklaratave të Presidentit , Ilir Meta, i cili të hënën e kaluar tha se kishte informacione për djegien e Parlamentin me 8 qershor dhe për këtë arsye kishte vendosur të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i Shtetit tha dje para mediave se ky informacion (djegia e Kuvendit) është tërësisht i vërtetë, ndërsa shtoi se me përmbajtjen e tij do të njihet edhe komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar shkeljet e mundshme mbi zhdekretimin e 30 qershorit, datë kjo e cila më pas solli përpalsje mes maxhorancës dhe opozitës.

More in AKTUALITET, LAJME
“Po hidhte kokainën në tualet”, shqiptari kapet me drogë në Itali

Policia italiane në Verona ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, banor i qytetit, M.E duke e akuzuar për trafik droge. Ai...

Close