X

Djegia e kabinës në Fushë-Krujë, OSHEE: Ishte 40-vjeçare, e zëvendësuam me të re 20 kV


Një kabinë elektrike u dogj mbrëmë rreth orës 21:00, duke lënë pa energji elektrike disa banesa rreth saj në Fushë Krujë.

Kabina “Kastriot i Vjetër”, operonte me pajisje të vjetra 6 kV, e ndërtuar me arkitekturë tip kullë që në kohën e elektrifikimit.

OSHEE bën me dije se për shuarjen e zjarrit u angazhua zjarrfikësja, ndërsa OSHEE stakoi fiderin për masë sigurie.

“Me normalizimin e situatës, brigadat e OSHEE Agjencia Fushë Krujë, së bashku me një staf suport të ardhur nga Drejtoria Rajonale Durrës, evidentuan dëmet dhe organizuan planin e veprimit, i cili konsiston në vendosjen e pajisjeve të reja 20kV, në të gjitha pjesët përbërëse të kabinës.

Theksojmë se punimet për kabinën e re përputhen me planin e investimit të OSHEE për zëvendësimin e rrjetit elektrik nga 6 në 20kV, projekt ky në zbatim prej dy vitesh në qytetin e Fushë Krujës”- thotë OSHEE.

More in LAJME
Shifrat/ Sa milionë euro shpenzuan të huajt tek ne dhe sa lanë shqiptarët jashtë

Turistët e huaj, që tashmë i gjen në çdo cep të vendit, nga jugu në veri po shpenzojnë gjithnjë e...

Close