X

Calavera: Shqipëria të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, thotë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat. Nga Podgorica, për RTV Ora Calavera tha se KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të BE-së.

Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve.

Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka refuzuar të përgjigjet për nismën e PS-së për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. “Nuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim”, ka deklaruar Calavera.

More in AKTUALITET, LAJME
Ron Johnson: Një marrëveshje Kosovë-Serbi do të ishte me përfitime

Në një intervistë për shërbimin ukrainas të "Zërit të Amerikës", senatori republikan Ron Johnson, i cili kohët e fundit bashkë...

Close