

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar mundësinë e një koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Berisha tha se kjo do të ishte nje goditje përfundimtare për vendin, do të shuante shpresat e shqiptarëve dhe do të varroste demokracinë, duke u pozicionuar kështu kundër kësaj lëvizje. Dalja e Berishës, duket më shumë si një mesazh publik ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
“Në në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër, vecse “colpo di grazia”, goditja e mëshirës, për sistemin shqiptar, se nuk mund ta quaj më demokratik. Goditja e mëshirës, për të varrosur atë që deri dje quhej demokraci, por që sot është një narko shtet.
Një koalicion i tillë do të shuante cdo shpresë tek shqiptarët, për të rimarrë rrugën e shtetit ligjor.
Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, do të ishte iluzioni më i tmerrshëm, duke patur PS-në, partinë e cila krijoi këtë situatë, në mënyrë të paimagjinueshme. Ajo ka vetëm një rrugë, largimin e saj, me vullnetin politik të shqiptarëve.
Kriza e vendit sot, është një krizë lubi. Për fat të keq, me të drejtë apo me të padrejtë, mediat merren me deklaratat politike, por gjendja ekonomike po shkon drejt rrokullisjes”.
Kohët e fundit po shtohen zërat se mund të ketë një marrëveshje mes palëve politike. Kryeministri Sali Berisha, duket se e sheh të nevojshme, t’i flasë publikisht djalit të tij politik, kundër një 17 maji të dytë, i cili mund të rezultonte fatal, për Partinë Demokratike.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
Berisha nuk ndal thumbat ndaj Bashës: Rama po të gënjen për herë të dytë…
Berisha zbulon kulisat: Rama refuzoi dy herë marrëveshjen në Qershor, ja çfarë duhet të bëjë opozita
A është takuar me Ilir Metën për bisedime sekrete? Ja si përgjigjet Berisha
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Kush është deputeti që mori dëmshpërblim për pasojat e tërmetit
Shifrat nxjerrin zbuluar Juventusin, me shitje fanellash nuk i paguan as rrogën Ronaldos
Ramush Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviçi
Mbyllja e JOQ, Këshilli i Europës reagon pas akuzave ndaj kryeministrit: Po bëhet presion ndaj mediave, mos ndiqni shembullin e Erdoganit
Pezullohet nga BSH, Malaj për ‘Zërin e Amerikës’: Përpjekjet për të më larguar, janë antiligjore
“Na thanë u çmend Presidenti”, Bushati: Qeveria bëri show, letra e Metës kishte fakte për tërmetin
Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që nuk kontribuojnë
“Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, Rama fshin urgjent videon ku del padashje Dako (video)
Lini nje Koment