X

“Axhenda e integrimit duhet të jetë mbi çdo palë politike”, Kryemadhi pret ambasadoren kroate


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim në seli ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga.

Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores Juraga në Tiranë.

Në bisedë me ambasadoren kroate Bujas Juraga, Monika Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.

“Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku axhenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike”, u shpreh Kryemadhi.

More in AKTUALITET, LAJME
Skandali/ Ndryshon fshehtas kontrata e PPP-së së rrugës Milot-Balldren

Rikthehet për miratim në Kuvend kontrata 256 milionë euro e miratuar më 18 korrik, por nuk është ajo që Ministria...

Close