X

Gjenden 11 DVD-të dhe disku i përplasjes së policisë në Elbasan, kishin humbur pas lëvizjes së dosjes


Lëvizja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë në Elbasan, bënë që të humbasin DVD me pamjet e përplasjes. Për katër seanca Gjykata për Krime të Rënda kërkoi DVD, të cilat nuk gjendeshin në fshikullin e gjykimit.

Këtë të enjte, Gjykata tha se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rikuperuar në Institutin e Policisë Shkencore. Eksperti që ka kryer akt-ekspertimin për këto prova, nuk kishte bërë një kopje të dytë, megjithatë pamjet janë rikuperuar, tha Gjykata dhe do të shihen në seancën e radhës.

Gjykata kishte dërguar shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, e cila kishte bërë të ditur se këto DVD nuk ndodheshin atje, por janë nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Prokuror Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka lëvizur tre herë, në Elbasan, Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

More in AKTUALITET, LAJME
U aksidentua mbrëmë, kush është shoferi i makinës së blinduar e me targa ruse, zbardhet dëshmia

Detaje të reja nga ngjarja e së mërkurës mbrëma ku një makinë “G Class” e blinduar me targa ruse u...

Close