X

Vlorë/ Goditi me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait, arrestohet 27-vjeçari (Emri)

Një djalë ka goditur me sëpatë vazjën dhe nusen e xhaxhait, duke i lënë të plagosura.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, pas një sherri banal mes autorit 27-vjeçar, Mariglen Çobaj dhe dy të afërmve.

Gruaja dhe vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura nga goditjet me sëpatë janë nisur për në spital ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se Çobaj është arrestuar dhe po merren masat e mëtejshme për të.

Njoftim i policisë Vlorë

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.

Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes

More in AKTUALITET, LAJME
Bahamas regjistron 2500 persona të zhdukur pas uraganit “Dorian”

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë regjistruar 2500 persona të zhdukur, pas uraganit "Dorian" që ka përfshirë këta ishuj javën...

Close