X

VIDEO/ Dalin pamjet nga tuneli, ja çfarë ndodhi mes lojtarëve të Kosovës dhe atyre të Anglisë


Ditën e djeshme Kosova dështoi të marrë pikë kundër Anglisë, në ndeshjen e zhvilluar në Sauthempton.

Sfida përfundoi me rezultatin 5-3, në favor të “Tre Luanëve”, në një ndeshje ku Kosova tregoi një paraqitje shumë të mirë përballë një kundërshtari shumë të fortë.

Në përfundim të ndeshjes futbollistët e Kosovës kanë shkëmbyer fanellat e tyre, me lojtarët e Anglisë.

Federata Angleze e Futbollit, ka publikuar pamjet nga tuneli, para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj. Në videon e publikuar, shihen disa nga futbollistët e Kosvës teksa shkëmbejnë fanellat me ata të kombëtares angleze.

Atdhe Nuhiu i cili aktivizohet me Shefild Uednesdei në Angli, ka shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Çelsit, Ros Barklei. Ndërsa portieri Aron Muriç, e ka shkëmbyer fanellën e tij me lojtarin e Sitit, Rahim Stërling. Për më shumë shikoni videon:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME, SPORT
Bylykbashi: Komisionerët e PS-së manipuluan zgjedhjet, si e rritën pjesëmarrjen

Oerd Bylykbashi nga selia e blu ka deklaruar se PD ka tashmë prova për manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit....

Close