X

“U tentua të përdhunohej një punonjëse”, denoncimi te Berisha: Çfarë po ndodh në Peshkopi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari që flet për një situatë të pazakontë në Peshkopi.

Berisha shkruan se në Peshkopi ka drogë, krime e tentativa për përdhunim, duke akuzuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e Policisë së bëjnë sehir. Ndërkaq denoncuesi thotë se sot në mëngjes është tentuar të përdhunohet një femër, punonjëse e pastrimit nga djem të rinj që drogohen dhe se nuk ka fare kontroll në këtë qytet.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS

Drogë dhe krime, tentativa për përdhunim në Peshkopi! Gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari, narkopolicët e tyre bëjnë sehir!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përsh. Zoti Berisha unë që po ju shkruaj jam nga Peshkopia doja të bëja një denoncim ne peshkopi gjatë natës mbushet plot me çuna të rinj që rrinë rrugëve duke konsumuar drogë dhe hashash dhe që policia e Peshkopisë as që e merr për bazë fare këtë fenomen. Sot në mëngjes u tentua të përdhunohet një femër punonjëse e pastrimit të bashkisë nga disa të ri të droguar! Nuk ka fare kontroll për këto të rinj që rrinë rrugëve duke u droguar! Është njoftuar edhe ministri Lleshi por policia fle gjumë.

More in AKTUALITET, LAJME
Asnjë gjurmë nga kapiteni i jahtit që u gjet në Shëngjin, flet bashkëshortja: Herën e fundit më tha…

Tashmë disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, ende...

Close