X

Tensione në zyrën e Kadastrës në Vlorë, të shkarkuarit rezistencë për të mos lëshuar zyrat


Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.

Shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të Alimadhit u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.

Prej dy ditësh është vendosur drejtori dhe nëndrejtori i ri i Kadastrës. Puna në këtë institucion ka pasur fillimisht probleme, pasi ish-nëndrejtori ka bërë rezistencë për të lëshuar zyrën.

Por më pas ka lënë çelësin. Ish-drejtori Florian Alimadhi dhe nëndrejtori, Klodian Troci u shkarkuan të shkarkuar në të njëjtën kohë.

Mësohet se arsye e shkarkimit të tyre ka qenë moszbatimi i disa vendimeve të gjykatave. Pasi zyrtarët e rinj kanë hyrë në ambientet e institucionit, ata janë shoqëruar nga forca policie. Dy mjete të policisë rrinin jashtë institucionit, dhe njëra brenda.

Kujtojmë që Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.

More in AKTUALITET, LAJME
Vizita e delegacionit të Venecias, Meta paralajmëron konferencë me gazetarët në orën 17:00

Presidenti i vendit Ilir Meta ka paralajmëruar se do të zhvillojë një konferencë me gazetarët ditën e sotme në orën...

Close