X

Tension për përleshje në burgjet e Avlonas, protagonistë shqiptarët dhe afrikanët

Përsëri në të njëjtin burg, një grup të dënuarish u përpoq të arrinte tek një tjetër për tu përleshur. Një ngjarrje që shënohet vetëm tre ditë pas përleshjes së përgjakshme po midis shqiptarëve dhe marokeneve, raporton gazetari i Fax News, Shpëtim Zinxhiria.

Por sot tensioni mbizotëroi në burgjet e Avlona të Athinës midis të burgosurve nga Afrika e Veriut dhe të burgosurve nga Shqipëria.

Ngjarja ndodhi në një godinë kur një grup i të burgosurve u përpoqën të arrinin te tjetri me qëllim që të përlesheshin. Por ishte ndërhyrja e menjëhershme e gardianeve të cilët kanë qetësuar gjendjen.

Fatmirësisht derti më tani nuk raportohet për persona të lënduar ndërkohë që incidente, dhënë me dëmtime fizike por edhe me humbjen e jetëve njerëzore kanë ndodhur herë pas here në burgjet greke.

More in LAJME
“U tentua të përdhunohej një punonjëse”, denoncimi te Berisha: Çfarë po ndodh në Peshkopi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari që flet për një situatë të pazakontë në Peshkopi. Berisha shkruan...

Close