X

Shkarkimi i Metës/ Ekspertët e ‘Venecias’ dëgjojnë sot argumentet e Komisionit Hetimor, dy takimet


Ditën e sotme Komisioni i Vencias për çështjen shkarkimit të Presidentit Ilir Meta do të zhvillojë dy takimet e fundit.

Në orën 09:00 delegacioni do të zhvillojë një takim me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor. Ndërsa në orën 10:00 do të zhvillojë një takim me Shoqërinë Civile.

Dita e djeshme ishte më e ngjeshura për ekspertët, pasi e nisën me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshën. Më pas delegacioni i këtij komisioni takoi Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë

1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
2. Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare
3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

Presidenti Ilir Meta dha llogari tre ditë më parë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.

Socialistët u panë të ç ‘tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin

More in AKTUALITET, LAJME
Gjendet e mbytur në lumë një 32-vjeçare, detajet e para

Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës mëngjesin e sotëm. Sipas “News 24”, 32-vjeçarja, identiteti i së...

Close