X

Shkarkimi i Metës, Delegacioni i Venecias: Më 11 tetor do të japim konkluzionet


Pak minuta më parë ka përfunduar takimi i Komisionit të Venecias me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Delegacioni i Venecias ka deklaruar se më datë 11 tetor do të janë opinionin përfundimtar për këtë çështje.

“Konkluzionet gati më 11 tetor. Kemi idenë e qartë nëse presidenti Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin tonë ”, është shprehur kreu i këtij delegacioni, Kaarlo Tuori,
Presidenti Ilir Meta dha llogari 3 ditë më parë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit.

Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.

Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

More in AKTUALITET, LAJME
Fermë me 700 rrënjë kanabis, shqiptari kapet “mat” në Skoci

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia skoceze dje (10 shtator), pasi u kap teksa kujdesej për një fermë kanabisi...

Close