X

Propagandë dhe deluzion, Erion Veliaj në deliret e Kim Jong-Un, çmimet që s’ekzistojnë “mbytin” Tiranën

Fitoret e Erion Veliajt dhe trofetë që ai po sjell në Tiranë, kanë filluar të ngjajnë si dy pika uji me ato të Koresë së Veriut.

Vendi aziatik, i zhytur në diktaturë të thellë dhe në mungesë totale të informacionit, është bërë i njohur tashmë për sukseset imagjinare që përcillen vetëm nga ekrani shtetëror.

Siç mund ta shihni tek The Sun, ata kanë fituar kupën e Botës në futboll dhe dhjetra medalje olimpike, sipas propagandës, ndërsa realiteti që e shohim të gjithë është komplet i kundërt.

Afishe e propagandes se Kim Jong-Un, ku thuhet se Koreja e Veriut ka fituar kampionatin Boteror te Futbollit

Rilindja në përgjithësi, por Veliaj në veçanti, po e bëjnë këtë më Shqipërinë.  Kështu vetëm pak ditë më parë, ai erdhi me një çmim të OKB për menaxhimin e financave publike, megjithëse realiteti që shohim është krejt i kundërt.

Nxjerr në ekranet e kontrolluara prej tij pyllin orbital megjithëse Tirana zhytet çdo ditë e më shumë në beton, pluhur dhe smog.

Këto mashtrime alla Kim Jong-un, që zbulohen përditë, po e bëjnë qesharak kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe propagandën e tij./Dosja.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Berisha: Drejtori i Portit të Shëngjinit i dënuar nga Gjykata

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari për drejtorin e Portit të Shëngjinit, Agustin Gjini, i cili ka...

Close