X

Përmbyset makina lukzoze tek “Shqiponja”, shoferi ‘zhduket’ nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku një mjet luksoz është përmbysur tek sheshi “Shqiponja”.

Siç shihet në pamjet e siguruara, një automjet luksoz tip “Benz G-Class” me targa ruse, është kthyer përmbys në rrugë.

Ende nuk raportohet për persona të lënduar, pasi ngjarja sapo ka ndodhur dhe po vijojnë hetimet.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit si dhe kërkimin e drejtuesit të mjetit.

More in AKTUALITET, LAJME
Spaho: Zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme për të kapërcyer këtë krizë

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka folur në studion e News24 për deklaratat e Presidentit të Republikës por edhe qëndrimet...

Close