X

Paraqitjen spektakolare të Hysajt nuk e beson as UEFA, “surpriza” që i bëri futbollistit menjëherë pas ndeshjes


Pas paraqitjes spektakolare në ndeshjen Shqipëri-Islandë, UEFA menjëherë ka reaguar ndaj futbollistit Elseid Hysaj.

Ky i fundit pasi foli për mediat, u lajmërua se u kërkua nga antidopingu, për të bërë provën e urinës.

Mesa duket as UEFA nuk ka e besuar super paraqitjen e shkodranit, që ndër të tjera shënoi edhe golin e parë kuqezi në karrierë me Kombëtaren Shqiptare.

Hysaj u largua nga fusha e lojës 20 minuta para mbylljes së takimit, pasi në këmbët e tij po ndihej lodhja si dhe një tërheqje muskulare.

Dje në mbrëmje kuqezinjtë bënë krenar çdo shqiptar. Shqipëria mundi Islandën me rezultatin 4-2 në “Elbasan Arena” duke ngjallur shpresat për ëndrrën europiane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Plagosi me armë 48 vjeçarin në Korçë, vetëdorëzohet autori i krimit

Ndalohet autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të 48-vjeçarit në Korçë. Ngjarja ndodhi katër ditë më...

Close