X

Para 22 vitesh xhiroi gjendjen në Kosovë, ndërsa dje ndeshjen


22 vjet pasi kishte xhiruar gjendjen e vështirë në Kosovë, në vitin 1997, kameramani Chris James mbrëmë xhiroi Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kundër Anglisë, në stadiumin “St.Mary’s”.

Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, ishte paraprirë nga shumë histori për luftën në Kosovë në fund të viteve ’90 dhe rolin e Britanisë së Madhe në bombardimet e NATO-s.


Historia e ngritjes së Kosovës si shtet dhe si ekip kombëtar u rrëfye nga shumë media britanike sportive, mirëpo kameramani i televizionit ITV Football, Chris James, nuk kishte nevojë t’i lexonte ata artikuj për të mësuar rreth historisë së “Dardanëve”.

James kishte qenë dëshmitar i situatës në Kosovë, pasi ai vetë kishte xhiruar në territorin e vendit në vitin 1997, siç tregon gazetari i ITV Sport, Gabriel Clarke.

Në këtë ndeshje, të zhvilluar në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”, Anglia e mposhti Kosovën me rezultatin 5-3, duke i dhënë fund ecurisë prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

Megjithatë, kosovarët e shprehën mirënjohjen e tyre për ndihmën e Anglisë në bombardimet e NATO-s përmes pankartave si ajo ku shkruhej “Falë jush, tani ne luajmë kundër jush.

Gjithmonë mirënjohës ndaj teje, Anglia jonë e dashur”. /Gazeta Express/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Jahti i braktisur në Shëngjin, zbardhen detaje nga zhdukja e kapitenit

Pronari i jahtit luksoz “Atik Bey” me vlerë prej 2 milionë eurosh që u gjet i braktisur pak ditë më...

Close