X

Nisma për shkarkim/ Meta: Bashkëpunimi me Venecian, një sfidë që unë e mirëpres

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë sot para mediave për të folur për situatën në vend, zhvillimet dhe qëndrimet e tij pas mbylljes së sezonit veror. Madje Kreu i Shtetit e ka nisur pikërisht me pushimet, duke pyetur gazetarët se si kishin kaluar e më pas duke i cilësuar të gjata pushimet e krerëve të institucioneve dhe politikanëve. Meta u ndal më tej tek takimi me delegacionin e Komisionit të Venecias që do duhet të japin një opinion për qëndrimet e Presidentit të Republikës dhe nismën e marrë nga maxhoranca për shkarkimin e tij.

“Me pushime si vajtët ju? Është kënaqësi që ritakohemi. Mendova se ishte koha e përshtatshme për të zhvilluar një bashkëbisedim me ju. Meqenëse dhe ngjarje ka pasur dhe mysadir kemi pasur dhe natyrisht pas disa pushimeve që nuk i meritonim kaq të gjata, flas për ne përfaqësuesit institucioneve por edhe politikës. Është koha për t’u kthyer përballë mediave dhe opinionit publik. Ndaj vendosa të bëj këtë konferencë sot me ju edhe në përgjigje të interesimit të disa prej juve, duke pasur konsideratë që kemi pasur edhe mysafirë siç ishte një përfaqësi nga Komisioni i Venecias me të cilët pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë dje”, tha Meta.

Presidenti falënderoi Kuvendin e Shqipërisë për besimin tek Venecia dhe theksoi se bashkëpunimi mes Presidentit dhe Komisionit do të jetë i shkëlqyer e transparent.

“Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim të madh që tregon ndaj Komisionit të Venecias dhe t’ju bëj të ditur edhe juve dhe gjithë opinionit publik se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me Komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer dhe transparent. Në respekt të punës që ata kanë nisur dhe do duhet të bëjnë deri më 11 tetor, ju kemi dhënë një raport paraprak lidhur me disa pyetje që Kuvendi i Shqipërisë u ka drejtuar lidhur me cilësitë e Presidentit të Republikës, i cili është i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me dokument.
Ky dokument do të jetë publik në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe do jetë i hapur për kontribute jo vetëm për transparencë, por edhe për t’u pasuruar me vërejtje, ide nga juristë vendas dhe ndërkombëtarë sepse kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme dhe një casus në fushën e së drejtës publike dhe do jetë edhe një çështje e rëndësishme për të ardhmen dhe do diskutohet edhe në të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Meta.

Ai tha më tej se gjithçka do të jetë në dispozicionin jo vetëm të mediave, por të të gjithë qytetarëve dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe të gjitha institucioneve ku vendi ynë është anëtarësuar dhe ku vendi ynë ka detyrime për të përmbushur. “Kjo është një sfidë që unë e mirëpres. Kam shprehur të jem i hapur edhe me 11 tetor që të jem i hapur për pyetje me 11 tetor nga Komisionit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë shkelje, por ka qenë mbrojtës i Kushtetutës dhe parimeve të saj. Çdo datë për të vendosur një datë për të vendosur një datë propagande, është veprim që synon të shmangë datën më të rëndësishme atë të 18 tetorit. Presidenti do të shkojë në 11 tetor tek Komisioni i Venacias, por ju merruni më shumë për 18 tetorin”-tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Qytetari i futet në zyrë dhe filmon nëndrejtorin e kadastrës: Më ke shitur shtëpinë, me kë bën pazare ti? Rama shikoje këtë olikarg (Video)

Një qytetar nga Vlora ka hyrë në zyrën e nëndrejtorit të dorëhequr të kadastrës Klodian Troçit dhe e akuzuar atë...

Close