X

Meta: S’jam xheloz për Ramën, po hapi negociatat e dekoroj. Bashën dhe Kryemadhin jo, braktisën institucionet

Presidenti Ilir Meta konferencën për mediat e ka mbyllur me humor, ku ka shkaktuar të qeshura tek gazetarët që kishte përballë.

I pyetyr nëse ishte xheloz për Ramën dhe Bashën që janë në sinkron se negociatat do të hapen ne 18 tetor, Meta tha se kjo nuk mund të ndodh kurrë.

Ai tha se dhe Rama e di vet që ai kurrë nuk bëhet xheloz për të. Më tej shtoi se ishte i gatshëm që t’i jepte medalje Kryeminsitrit nëse do të hapeshin negociatat. “Do bëjmë një ceremoni këtu, do i jap dekoratë po u hapën negociata, do i jap Urdhrin e Skënderbeut, në fakt do i jap dy një si Kryeministër dhe si ministër i Jashtëm se i meriton të dyja. Ai po deshi le të vijë në ceremoni”.

Më tej u shpreh se Bashës dhe Kryemadhit nuk u japte dekornata se kanë braktisur institucionet. “Bashës nuk jap dekoratë se ka braktisur institucionet, as Kryemadhit nuk i jap se i ka dhënë besën Ramës”, ishin këto fjalët e kreut të shtetit që sollën të qeshura në sallë.

More in AKTUALITET, LAJME
Ngatërroi himnin e Shqipërisë, flet spikeri: S’kam fjetur dy ditë

Ajo që ndodhi ditën e shtunë në “Stade De France” bëri xhiron e botës dhe e vuri në një pozitë...

Close