X

Kryeministri i Izraelit: Nëse fitoj zgjedhjet do aneksoj një pjesë të okupuar të Bregut Perëndimor


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të aneksojë një pjesë të okupuar të Bregut Perëndimor, në kufi me Jordaninë, nëse ai rizgjedhet kryeministër.

Netanyahu tha se ai do të zbatonte “sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanisë dhe veriun e Detin të Vdekur “.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967, por nuk e kishte bërë aneksimin.

Netanyahu, i cili udhëheq partinë e krahut të djathtë Likud, po bën fushatë përpara zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen të martën e ardhshme.

Sondazhet sugjerojnë se Likud është në nivele të përafërta me partinë opozitare Kaltër dhe Bardhë, dhe mund të ketë vështirësi për të formuar një koalicion qeverisës.

Palestinezët e pretendojnë gjithë Bregun Perëndimor, si pjesë e një shteti të ardhshëm të pavarur.

Netanyahu ka këmbëngulur më parë që Izraeli gjithmonë do të mbante një prani në këtë rajon për qëllime të sigurisë.

Në një reagim të menjëhershëm, Liga Arabe tha se plani i Netanyahut, për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
DW: Shqipëria ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania

Njerëzit nga Ballkani mund të jetojnë në Gjermani vetëm në kuadër të qëndrimit me leje pune. Rregullorja e Ballkanit e...

Close