X

Krijimi i Njësisë Speciale për “të fortët”, dështimi i “RENEA”-s?

Një muaj më parë kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi ngritjen e “ENFAST”-it, një Njësi Speciale e dizenjuar për të shpënë para drejtësisë ata që i quajti si “të fortët” e rrugës.

Ndërsa ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri me dije se Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë, ka filluar përgatitjet. Në ligjeratën e mbajtur para efektivëve të njësisë, Lleshaj tha:

“Ashtu si kundër Njësitë tuaja simotra homologe në vendet e europiane, do të jenë përgjegjëse dhe të angazhuara, për të kërkuar dhe për të venë para drejtësisë persona, të cilët i janë shmangur drejtësisë në Shqipëri apo në vendet e tjera.

Kështu që para jush, shtrohen kërkesa të mëdha për motivim të lartë, për besnikëri ndaj misionit, për patriotizëm, për profesionalizëm, për qytetari, për vendosmëri, në mënyrë që ta plotësoni misionin e ngarkuar me nder.”- u shpreh Lleshaj.

Mirëpo, për të mos mbetur në nivelin sipërfaqësor të raportimit, duhet vënë në dukje se nevojshmëria e ENFAST-it është e dyshimtë, bazuar në arsyetimin se Policia zotëron për të njëjtin qëllim (kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë) Forca Speciale, reparte elitare, agjentë krimesh, drejtori të hetimit të Krimeve të Rënda, grupe operacionale speciale, si edhe agjentë të infilturuar.

Thënë këtë, ngritja e kësaj Njësie Speciale, që do të përbëhet nga ish-ushtarakë, duhej të paraprihej së paku nga një analizë e repartit të RENEA-s, që përfaqëson pikërisht strukturën në ligjin për Policinë, që ka detyrimin që të ndërmarrë operacione të kësaj natyre: prangosjen e “gangsterëve”.

Theksojmë se ka një ndryshim të madh mes forcave ushtarake dhe atyre policore, pasi një komando përgatitet për të vrarë, dhe jo për të negociuar me qytetarin, siç është një nga misionet e punonjësve të policisë. Në këtë kuptim, repartet e lartpërmenduara, kanë dështuar në misionin e tyre./Lapsi.al/

More in AKTUALITET, LAJME
Policia bën bilancin e ‘anti – informalitetit’, biznesmenët dhe zyrtarët e hetuar

Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit ka publikuar rezultatet e aksionit anti-informalitet, deri më 10 shtator...

Close