X

Kërcënoi policët e përmbaruesit për pronën, arrestohet 38-vjeçari në Ballsh


Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi kanosi policët e përmbaruesit që të mos i sekuestronin tokën.

Në pranga ka rënë shtetasi A. O., banues në Ballsh, i cili sipas policisë, ka kanosur zyrtarët për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.O, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.

More in AKTUALITET, LAJME
“Shkruaji mesazh djalit”/ Inçizimet horror, si u vra dhe pre copa-copa gazetari. Fjalët e fundit që tha

Gazeta turke “Daily Sabah” ka publikuar transkripte të bisedës mes anëtarëve të “bandës” saudite, që ekzekutoi pamëshirshëm gazetarin Jamal al...

Close