X

“Kemi dy shtete, atë të së drejtës dhe të propagandës”, Meta: Përfaqësoj të parin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta theksoi edhe një herë se nuk ka shkelur asnjë ligj me ndryshimin e datës së zgjedhjeve të 30 tetorit.

Meta tha se shqiptarët jetojnë në dy shtete, atë të së drejtës dhe shtetin e propagandës.

Ai theksoi se përfaqëson shtetin e parë për shkak të detyrës që i është ngarkuar. Meta tha se edhe qeveria ka të drejtën për të marrë vendime që shfuqizon vendimet e mëparshme.

Meta: Për sa i takon qetësisë para Komisionit unë jam gjithmonë i qetë edhe kur artikuloj me forcë. Të gjitha veprimet e mia janë kryer përpara qytetarëve shqiptarë. Nuk kam pasur asnjë arsye të sillesha ndryshe sepse unë dua të bëj të qartë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë do të jem shembulli i respektimit të institucioneve.

Presidenti i Republikës ka respektuar në mënyrë të përgjegjshme Kushtetutën, të gjitha detyrimet ndërkombëtare që janë të detyrueshme për Shqipërinë që nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të vazhduar me marrëveshjen e asocim-stabilizimit apo detyrimet si anëtare e OSBE-së. Dokumenti i Kopenhagën është një dokument kyç. Për të ata që i besojnë të vërtetës është e bardha mbi të zezë. Ju dëgjoni shpesh që jetojmë në dy shtete njëkohësisht, në shtetin e propagandës dhe shtetin e së drejtës.

Unë besoj se përfaqësoj shtetin e së drejtës. Në shtetin e propagandës, thuhet që Presidenti nuk ka të drejtë të zhdekretojë. A ekziston fjala në Kushtetutë? Jo! Unë nuk kam të drejtë të zhdekretoj, kam të drejtë të nxjerrë dekrete. Unë kam të drejtë të nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin e mëparshëm. Qeveria ka të drejtë të nxjerrë një vendim për të shfuqizuar një vendim të mëparshëm.

Në qoftë se do të bëhesha pjesë e shtetit të propagandës, se nuk mund të bëhen se nuk ma lejon detyra. Mua më vjen keq për juristët se hajt më për deputetët e rinj. Po të fillojnë qytetarët të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut për çështje analoge do të na shqepin me gjoba. Boll kemi rastin e Bechetin.

***

A ka ndonjë shkelje në gjithë veprimtarinë e presidentit? Vetëm ne tejkalimin me dy a po tre muaj të afatit me kohë zgjedhore jo në kushtetutë… tërësisht e parëndësishme në raporton me parimet kushtetuese dhe të drejtës për të zgjidhur, dhe të drejtën për të zgjedhur e ka përcaktuar Gjykata e Strasburgut.

Tani të vijmë tek Venecia….

Unë kam vlerësim të madh për këtë komision, më prestigji në kontinent, për kushtetutën, drejtësinë, të drejtat e njeriut, nuk janë as si politikanë që tjetër thonë sot e tjetër nesër, as si diplomatë që flasin pa përgjegjshmëri, ndaj ka bërë mirë Kuvendi që e ka ftuar.

Një nga arsyet që jemi këtu në këtë situatë, dhe mirë kanë bërë që e thirrën Komisionin e Venecias para se ta thërrisja unë, sepse janë shkelur rekomandimet e Venecias për reformën në drejtësi, prokurorin e përgjithshëm, gjykatën kushtetues, por dhe për aspekte të tjera.

More in AKTUALITET, LAJME
A ka patur takim Meta-Rama në Gjirin e Lalzit? Ja si përgjigjet Presidenti i Republikës

I pyetur nga gazetarët me zërat për një takim të mundshëm mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në...

Close