X

Katërshja që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, Kryeministrat e Serbisë dhe Luksemburgut shfaqen me partneret e tyre të së njëjtës gjini

Xavier Bettel, një homoseksual, ka qenë kryeministri i Luksemburgut që prej vitit 2013. Ana Brnabić është një lezbike, e cila u emërua si kryeministre e Serbisë në vitin 2017.

Kryeministri i Luksemburgut është duke pritur homologun e tij serb këtë javë për të diskutuar mundësinë e anëtarësimit të këtij të fundit në Bashkimin Evropian mes çështjeve të tjera.

“E ardhmja e Serbisë është në familjen evropiane,” tha Bettel në një konferencë të përbashkët shtypi me Brnabić, vetëm tre muaj pas udhëtimit të tij në Beograd.

Por në një fotografi të kryeministrave, ku mes tyre shfaqen edhe partnerët e tyre përkatës, një katërshe që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Bettel dhe burri i tij, Gauthier Destenay, u panë duke pozuar me Brnabić dhe partnerin e saj, Milica Djurdjic. Fotografitë pulikuan në rrjetet sociale nga vetë Bettel për të treguar ardhjen e Brnabi në vend.

Partneri i Brnabić, Milica Djurdjic, i cili punon si mjek, lindi një djalë në muajin shkurt pasi mbeti shtatzënë përmes mbarësimit artificial.

Sipas revistës amerikane të interesit LGBT, The Advocate, ndërsa Luksemburgu është mjaft i përparuar në shumë aspekte, është i përfshirë edhe në të drejtat e LGBTQ.

Përkundër emërimit të Brnabić si Kryeministre, martesat e tyre me partnerë të të njëjtit seks akoma është e ndaluar me kushtetutë në Serbi./News18/

More in BOTA, LAJME
Punonjësi i spitalit zbulon si është gjendja e Michael Schumacher

Shtrimi i Michael Schumacher në spitalin “Georges Pompidou” në Paris për t’iu nënshtruar një terapie me bazë qelizat staminale ka...

Close