X

Historia e përdhunimit nga Neymar, modelja akuzohet për mashtrim


Najila Trindade dhe ish-partneri i saj do të akuzohen për rastin e akuzës për përdhunim ndaj yllit të futbollit, Neymar. Modelja braziliane përballet me akuzat për mashtrim procedural, shpifje dhe zhvatje.

Ish-partneri i saj, Estivens Alves është akuzuar për zbulimin e përmbajtjes erotike, që u publikua në internet. Trindade akuzoi në policinë e San Paulo Neymar duke pretenduar se futbollisti e përdhunoi në një hotel në Paris në maj.

Ylli i Paris St-Germain mohoi akuzuat dhe tha se marrëdhënia e tyre ishte konsensuale.
Në qershor Neymar publikoi në Instagram një video 7 minuta ku shkruante: “Kushdo që më njeh mua, e di se unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë.”

Çështja kundër Neymar u rrëzua në fund të korrikut për mungesë të provave kundër futbollistit. Raportet mjekësore nuk mundën të provonin se modelja ishte përdhunuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Shqipëri-Islandë, Reja: Çunat më kënaqën, Cikalleshi: Ëndrra vazhdon

Trajneri i Kombëtares Edi Reja, pas fitores me Islandën në ‘Elbasan Arena’ me rezultatin 4-2, u duk i kënaqur, pavarësisht...

Close