X

“Gatova vetëm për tre”, Blerina Bombaj flet hapur: Burri harroi 10 vjetorin e martesës, as nuk u kujtua


Dietologia e njohur Blerina Bombaj dhe burri i saj së fundmi kanë pasur 10-vjetorin e martesës.

Por çfarë ka ndodhur në këtë ditë të veçantë për ta?

Vetë dietologia tregon se burri i saj as që u kujtua për këtë datë. Ajo shprehet se atë natë ka gatur vetëm për tre persona. Në reagimin e saj Bombaj ka publikuar një foto ku shfaqet e vetme në kuzhinën e shtëpisë duke gatuar.

“Sot është 10 vjetori i martesës sime. Nuk preferova të nxjerr një foto ku dukemi një çift i lumtur, jo se nuk jemi, por sepse një martesë e shëndoshë është ajo në të cilën gruaja qëndron fort në këmbët e saj.

Kështu që preferova të dal vetë, me këtë rast dhe meqë burri im as nuk u kujtua, makaronat i kam bërë vetëm për tre.

Meqë ra fjala, edhe unë rastësisht u kujtova, të mos bëhemi shumë melodramatike”, ka shkruar ajo krahas fotos duke preferuar të tregohet e sinqertë me ndjekësit e saj, të cilët e kanë vlerësuar shumë për këtë.

More in LIFESTYLE
VIDEO/ Pasi i imituan të qeshurën, Agron Llakaj i kthehet vëllezërve Veshaj dhe Florjan Binajt: Kështu si bëni ju…

Tre aktorët e humorit, Florjan Binaj, Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj duhet të përballen me Agron Llakajn, pasi e imituan...

Close