X

Fermë me 700 rrënjë kanabis, shqiptari kapet “mat” në Skoci


Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia skoceze dje (10 shtator), pasi u kap teksa kujdesej për një fermë kanabisi me vlerë 200 mijë paund.

Në ndërtesë, policia gjeti 700 rrënjë bime kanabis si dhe 30-vjeçarin i cili po flinte në kuzhinën e banesës.

Sipas mediave të huaja, shqiptari Mirjan Kastrati pretendon se është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe se ishte “burgosur” për 30 muaj, në mënyrë që të kujdesej për fermën e kanabisit, në qendër të qytetit Galashiels.

Sipas tij, ai kishte ikur nga Shqipëria nga frika se mund ta vrisnin dhe se i duhej të paguante 16 mijë paund trafikantëve të cilët e morën në Angli.

Kastrati këmbënguli se ai nuk kishte luajtur asnjë rol në ngritjen e fermës dhe se sipas tij as që e dinte se ishte në Skoci.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Agim Kajmaku dorëzon në polici shenjat e gishtave

Agim Kajmaku ka dorëzuar në polici gjurmët e gishtave. Burime nga policia konfirmojnë se Kajmaku ka shkuar pranë laboratorit shkencor,...

Close