X

EMRAT+FOTO/ Bleu karikues telefoni por nuk punonte, dalin detaje nga plagosja në Lezhë


Për plagosjen në Lezhë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme kanë dalë detaje të reja.

Mësohet se sherri mes Ardian Kolës dhe Aleksandër Dedgjonaj ka nisur për një karikues telefoni.

Kola shkoi në dyqanin e Dedgjonaj dhe bleu një karikues telefoni por ai nuk i punoi. Më pas 37-vjeçari u rikthye sërish në lokal dhe i kërkoi llogari Dedgjonaj. Këtu nisi edhe sherri.

(Ardian Kola)

Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas Dedgjonaj ka qëlluar me armë.

Autori ka plagosur me dy plumba në këmbë 37-vjeçarin. Ardian Kola ka një biznes që jep makina me qira, ndërsa Dedgjonaj ka një dyqan celularësh.

Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është në kërkim nga Policia.

More in AKTUALITET, LAJME
Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person, në operacion me urgjencë

Një sherr ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ndërsa një person ka mbetur i...

Close