X

Deklarata e Lames, përgjigjet PD, Çupi: Vodhët pronat, po bëni propagandë me punësimet e profesionistëve


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas deklaratës së Artan Lames mbi punësimet në zyrat e Kadastrës.

Në një postim në Facebook, Çupi shprehet se në këto gjashtë vite është bërë me te njëjtat ritme gllabërimi i pronës publike dhe private në drejtimin e kësaj qeverie.

“Pas gjashtë vitesh drejtim ku me të njëjtin nxitim e gllabërim ndaj pronës publike e kane trajtuar edhe pronën private të qytetarit, sot ju thotë atyre se na duhen tani dhe në vazhdim specialistë të aftë. Kjo qeveri ka gjashtë vite që nuk trajton asnjë pronë të ish pronarëve”.

Postimi i plotë i Dhurata Çupit:

Disfatë e plotë trajtimi i pronës në Shqipëri dhe propaganda Rama -Lame në media
Pas 6 vitesh drejtim ku me të njëjtin nxitim e gllabërim ndaj pronës publike e kane trajtuar edhe pronën private të qytetarit, sot ju thotë atyre se na duhen tani dhe në vazhdim specialistë të aftë.

Kjo qeveri ka 6 vite që nuk trajton asnjë pronë të ish pronarëve.

Nuk mundet sot të përmendet një metër katror e trajtuar apo kaluar me te drejtë pronarëve nga agjencia qeveritare

Nga ana tjetër kemi sjelljen më të shëmtuar dhe jo profesionale me pronën publike.
Ne vitin 2013 kjo qeveri gjeti te gatshëm në masën 90% inventarin e çdo prone publike, të institucioneve qendrore apo të njësive të qeverisjes vendore.

Nga ana tjetër këto prona kishin referencat në regjistrat kadastrale në përqindje të madhe të tyre

Kishte një reformë të plotë pronat- pyje e kullota.

Në 2013 ne lamë një inventar të plotë të pyjeve e kullotave , dhe vetëm kërkoheshin disa saktësime në hartë për të përcaktuar juridiksionet territoriale, kryesisht mes njësive.
Sot, pas 6 viteve, askush nuk din të thotë se ku janë këto inventare dhe përse nuk azhornohen.

Legalizimet janë një tjetër çështje, që përpos disa daljeve mediatike, ku propaganda zë hapësirën kryesore, rezulton që qytetarët vazhdojnë mos të marrin pronësitë e tyre për shtëpitë që ndërtuan me djersën e tyre.

Për këtë çështje , në vitin 2013 gjeten te plotë kuadrin ligjor dhe rruga ishte e shtruar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe pritej vetëm shpërndarja e certifikatave të pronësisë, dhe as kjo natyrisht nuk u krye nga kjo qeveri.

E thënë shkurt: Prona në Shqipëri është vjedhur dhe abuzuar , është shitur e blerë sipas projekteve personale të këtyre qeveritareve.

Shembulli i këtyre 6 viteve të fundit nxjerr një leksion të mirë për ju: mos dilni më në media dhe mos bëni më propagandë, është koha të ikni e të qëroheni nga aty ku keni bërë batërdinë ndaj pasurisë se shqiptarëve.

Dëmin që i keni bërë vendit me trajtimin e pronës publike dhe private vitet e fundit është më i rëndi ne 30 vite dhe pasojat do ti vuajnë shqiptarët.

More in AKTUALITET, LAJME
EMRAT/ Kush janë tetë kandidatët që vijojnë garën për në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur në mbledhjen e sotme kandidatët, që kualifikohen për në Gjykatën e Lartë. Nga 22...

Close