X

Bahamas regjistron 2500 persona të zhdukur pas uraganit “Dorian”

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë regjistruar 2500 persona të zhdukur, pas uraganit “Dorian” që ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.

“Deri më tani, janë rreth 2500 persona të regjistruar nga Qeveria e Bahamasit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Carl Smith.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i madh se 50, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish. Mijëra persona tashmë kanë nevojë për ndihmë.

Dorian ka përfshirë Ishujt Abako me erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë. Pjesët më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama.

More in BOTA, LAJME
Këngëtarja shqiptare përfundon në spital: Nuk është e lëhtë të vdesësh (Foto)

Fjolla Morina ka përfunduar në spital. Këngëtarja shqiptare ditën e sotme ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një...

Close