X

Babai i Britney heq dorë nga kujdestaria e këngëtares

Babai i Britney Spears nuk do jetë më kujdestari i këngëtares pas 11 vitesh.

Jamie Spears paraqiti letrat në Los Angeles më 5 shtator duke i kërkuar gjykatës që ta lirojë përkohësisht nga roli mbrojtës për arsye të tij shëndetësore.

Një gjykatës miratoi kërkesën të hënën, duke emëruar si kujdestarin e ri të Britney, Jodi Montgomery. Kujdestaria filloi në vitin 2008, kur Britney u vendos në kujdes psikiatrik, pasi refuzoi të hiqte dorë nga kujdestaria e fëmijëve të saj.

Pas këtij incidenti, Jamie Spears i kërkoi gjykatës që të vendoste yllin e popit nën kujdesin e tij. Që atëherë, ai ka pasur fuqinë të kufizojë vizitorët e Britney me çfarëdo mënyre, me përjashtim të avokatit të saj të caktuar nga gjykata, Samuel Ingham.

Ai gjithashtu kishte fuqinë për të komunikuar me mjekët e së bijës dhe kishte qasje në të gjitha të dhënat mjekësore në lidhje me trajtimin dhe diagnostikimin e saj.

Këto fuqi tani do i transferohen Montgomery deri në janar të vitit 2020.

More in LAJME, LIFESTYLE
Zbulohet tjetër luks i Veliajt, vetëm atletet i kushtojnë 750 dollarë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njihet si një njeri që do t’i kurojë gjërat deri në detajet më...

Close