X

Agim Kajmaku dorëzon në polici shenjat e gishtave


Agim Kajmaku ka dorëzuar në polici gjurmët e gishtave. Burime nga policia konfirmojnë se Kajmaku ka shkuar pranë laboratorit shkencor, ku ka dorëzuar gjurmët e gishtave.

Prokuroria i ka dërguar letrën në banesë Kajmakut për të dorëzuar gjurmët, pasi më herët tha se posta nuk ia kishte çuar në Bashkinë e Vorës. Por Posta Shqiptare rrëzoi pretendimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe tha se letrën e ka çuar në zyrën e Agim Kajmakut.

Kryetari i Bashkisë Vorë u denoncua nga Partia Demokratike, se ka fshehur arrestimin dhe dënimin në Greqi, për para të falsifikuara.

Kajmaku ka përdorur emrin Jorgo Toto në Janinë dhe ende rezulton në kërkim me këtë identitet.

Fillimisht Kajmaku ka refuzuar të dorëzojë gjurmët e gishtave.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Sjellja politike e Saimirit ka prodhuar jo pak viktima”, Manjani: Tahiri shanse për pafajësi

“Sjellja politike e vetë Saimirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim....

Close