X

14 vite dashuri me Norën, Roberti shfaqet me të dashurën e re, dalin fotot, kush është brunia bukuroshe që i ka marrë zemrën



Robert Berisha dhe Nora Istrefi u ndanë pas 14 vjet bashkë, me mirëkuptim dhe këtë e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi të gjatë në Instagram të cilin më pas e fshiu.

“Unë dhe Nora nuk jemi mo bashkë por tan jetën do jemi mami dhe babi i Renees, loqkës tonë”, kanë qenë vetëm disa nga fjalët që Roberti i shkroi.

Ai më pas shprehu mirënjohje për Norën dhe e falënderoi për kujtimet e bukura duke dhuruar një shembull të paprecedentë të ndarjeve paqësore në estradën shqiptare.

Pas gjithë kësaj, angazhimeve në muzikë dhe shumë koncerteve kudo ku ka shqiptarë, Roberti ka rezervuar pak ditë për veten.

Këngëtari ka marrë rrugë drejt bregdetit turk dhe jo vetëm. Ai është i shoqëruar nga një vajzë e cila sipas të gjitha gjasave është e dashura e tij e re.

Prive.al ka arritur të sigurojë ekskluzivisht fotografi të tij vetë i dyti të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Sakaq, identiteti i vajzës misterioze ende nuk dihet por lokacioni që çifti ka zgjedhur për pushime është Adam&Eve – njëri prej hoteleve më romantike e intime në Turqi, i preferuar shumë nga çiftet dhe ku nuk lejohen personat nën 18 vjeç.

Kujtojmë se kënga e fundit e Robert Berishës është “Mjalti i dashnisë” pas shumë projekteve të tjera muzikore të cilat patën sukses dhe u pëlqyen nga publiku shqiptar.

Suksese Robertit dhe pushime të këndshme.

More in LIFESTYLE
Pranon lidhjen për herë të parë, Anxhela Peristeri: S’jam pro martesës, në diskutim një fëmijë

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje dashurie. E ftuar tek “Rudina”, Anxhela...

Close