X

Vdiqën dy punonjës, arrest me burg pronarit të ‘Skela Syla’

Petrit Syla, administratori i kompanisë ‘Skela Syla’ ka dalë sot para gjykatës së Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Sokol Tona, i cili ka pranuar kërkesën e prokurori Kol Hysenaj për lënien në burg të biznesmenit Petrit Syla, pasi ky i fundit akuzohet për ‘Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë’ lidhur me ngjarjen e rrëzimit të skelës në Tiranë, ku humbën jetën dy puntorët Ergys Ibrahimi dhe Orjon Kodra.

Gjatë seancës gjyqësore Syla ka pohuar se nuk ka asnjë përgjegjësi për vendosjen e skelave në kantieret e ndërtimit.

Për më tepër, ai ka pohuar se ngjarja ka qenë një aksident dhe aspak i qëllimshëm, duke ju referuar se dy viktimat mund të kenë gabuar gjatë procesit të zbërthimit të skelës në pallatit që po lyhej.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Tiranës ka vendosur të caktojë masën e ‘arrest në burg’ për Petrit Syla.

Ndërkohë në burg vijon të jetë dhe inxhinieri i kompanisë ‘Skela Syla’ Ilir Bendo. Pak ditë më parë gjyqtari Alaudin Malaj dhe Elbana Lluri e Gert Shala, vendosën mbylljen në qeli të Ilir Bendos dhe në ‘arrest në shtëpi’ për personin e ndaluar Xhimi Tarushi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ja pengesat për integrimin e BP në BE…!

Nga Kastriot Islami 1. Këto që po shkruaj sot në këtë shkrim dhe që janë aktualisht edhe përfundime të Instituti...

Close