X

Tirana, si gazermë betoni


Nga Ilir Demalia

Tirana ka qenë një qytet me frymarrje dhe hapësirë magjike që syri ndjente në rrotullim 360 gradë nga pamjet e natyrës fizike. Në lindje, mali i Dajtit me madhështinë e tij i jepte Tiranës sigurinë. Nga jugu, kodrat e Tiranës si kodrat e Capitolit në varg. Nga lindja në perëndim shtriheshin fushat dhe lumi Erzenit drejt Durrësit. Nga veriu, lumi i Tiranës.

Tirana e butësisë, njerzillikut, qytetarisë me bacet e saj me trandafilat dhe jaseminet që kacavirreshin nëper mure dhe lëshonin aromën e këndshme në rrugët e saj.

Pushtimi fashist ndërtoi qëndrën e Tiranës që është gjëja më e bukur që kishte Tirana. Një bulevard të tillë e gjenë rrallë dhe në qytet e Europës. Me sheshin, me ministritë, me corpusin e Universitetetit Stadiumin që e shkatërroj Edi Rama, sheshin Skëndëbej që e ktheu në një shurrtore publike kanakari Ramës, Lali Eri.

Ndërtimet pa kriter dhe shëmtira arkitekturiale dhe funksionale në funksion të pastrimit parasë nga krimi i trafiqeve dhe oligarkëve të krimit e ka kthyer Tiranën në një varrezë inertesh betoni.

Shkatërrimi i Tiranës filloi në 45-ën me ardhjen e komunistëve dhe arkitektit Spiro Koleka me pallatet tip birucash të Shallvareve, me shembjen e rrugës barikadave, rrugës Dibrës ku ishin historia e fillesave të qytetit por edhe bukuritë e ndërtesave si psh. ish- Muzeumi Luftës e.t.c, por prap u ruajt njëfarë funksionaliteti në shëmtirën estetike komuniste.

Por shkatërrimi që i ka bërë Edi Rama 15 vjet si kryetar i Bashkisë dhe 6 vjet si kryeministër si nga ana funksionale, si nga ana estetike, si nga ana e higjenes dhe mosfunksionimit të sistemit kanalizimeve që nuk i përgjigjen minimalisht rritjes popullsisë së qytetit, rritjes së mjeteve që nuk i përgjigjet kapacitetit të arterieve rrugore, ku sot, është turp të përdorësh fjalën rrugë në Tirane . . . ka bërë atë që Tirana sot është kthyer në një kufomë urbane si gazerma betoni e pa groposur që do qelbi dynjanë

Tirana ka marrë fund si qytet, se kryeqytet horroje. Tirana nuk ka asnjë mundësi për t’u bërë më qytet me parametra normal funksional . Na ishte një herë një Tiranë! Sot është gazerma betoni që shërbejnë si fjetore shëmtirë estetike dhe qenef funksional.

Foto 1. Tirana fashizmit
Foto 2. Tirana e Edi Ramës dhe Erion Velisë

Zgjidhni vetë kë foto vlersoni si bukuri dhe kë si shëmtirë dhe qelbësirë

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED publikon pikët e kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka publikuar rezultatin e pikëzimit për kandidatët që garojnë për t’u bërë pjesë e...

Close