X

Shënoi golin e parë, Dermaku: Realizova një ëndërr

Mbrojtësi Kastriot Dermaku arriti të shënonte golin e parë ndaj Islandës, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Në një prononcim për “RTSH”, ai u shpreh se koha e tij me Kombëtaren tani ka nisur duke shtuar se ka kohë për të ecur para.

“Shënova gol të rëndësishëm dhe u hap loja e u bë ndeshje e bukur. M’u realizua një ëndërr. Nuk ishte lehtë të zëvendësoja Mavrajn pasi ka shumë konkurrencë. Jemi të kënaqur dhe duket se rruga është e shtruar.

Duhet edhe fat siç ka ndodhur. Memushaj më dha një top perfekt dhe jam shumë i kënaqur për golin e shënuar. Kur bën ndërrime dhe ndeshje të shpeshta, duhen lojtarë të rinj. Ishte diçka pozitive. Me Kombëtaren duhet të jesh grup dhe pozitiv pa pasur parasysh nëse luan apo jo. Te goli nuk e kishim shumë mendjen pasi atmosfera ishte elektrizuese.

Më para kam luajtur në Serinë C në Itali dhe tani jam ngjitur lart. Jam ende 27 vjeç dhe kam pasur një karrierë shumë të vështirë. Nuk jam vlerësuar ndoshta por gjithçka bëhet kur i vjen koha. Më vjen mirë që u riktheva sot dhe tani jam në Kombëtare”, tha Dermaku.

More in LAJME, SPORT
Manaj: Për mua kishte rëndësi vetëm të fitonim, Hysaj më falënderoi

Rei Manaj ishte ndër lojtarët më të dalluar duke dhënë një asist perfekt për Hysajn, ndërkohë që u shpreh se...

Close