X

LIVE Shqipëri-Islandë 2-1/ Hysaj kalon sërish avantazh Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e radhës kualifikuese për në Europian, aty ku përballë ka skuadrën e Islandës. Kuqezinjtë kanë detyrim fitoren në këtë takim, duke qenë se një humbje do t’i linte jashtë Europianit.

Minutë pas minute: 

52′ GOOOL Shqipëria! Manaj ka dhënë një top mjaft të bukur me thembër për Hysajn, i cili ka dalë i vetëm përballë portierit duke shënuar golin e tij të parë në karrierë me fanellën e Kombëtares.

47′ GOOOL Islanda! Pakujdesi në mbrojtje e kuqezinjve dhe është Sigurdson ai që kalon skuadrën në avantazh!

Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime te skuadrat

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 1-0 për kuqezinjtë.

39’ Lenjani merr mirë krahun nga e majta dhe provon krosimin në zonë, megjithatë del portieri.

38′ Arnjason shkakton faull ndaj Manajt dhe merr karton të verdhë.

36’ Tjetër goditje dënimi për kuqezinjtë dhe tashmë e fiton Bare, të cilit ia shkakton Halfredson.

33’ GOOOL Shqipëria! Ka realizuar me kokë Kastriot Dermaku duke kaluar kuqezinjtë në avantazh tashmë!

30’ Bare tenton një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë në mënyrë të gabuar duke mos kërcënuar aspak portën kundërshtare.

27’ Tjetër mundësi e artë për Islandezët që hyjnë rrezikshëm në zonë aty ku vjen edhe goditja, por shkon jashtë sërish.

25’ Provon nga distanca Sigurdon por për fat goditja e tij përfundon jashtë.

23’ Manaj ka një tjetër mundësi në zonë dhe provon krosim, por topi largohet në këndore.

20’ Gabon Dermaku në dyluftim me Halfredson dhe shkakton faull. Vjen krosimi i lartë nga Sigurdson megjithatë topi shkon jashtë.

19’ Tjetër goditje dënimi në mesfushë por këtë radhë u përket “vikingëve”.

17’ Islanda luan me pasime të shumta dhe mundohet të organizohet para me topa të gjatë, megjithatë Hysaj fiton faull.

13’ Mundësi e artë për kuqezinjtë me anë të Manajt të cilit i mbetet topi në këmbë por gabon shumë pak centimetra larg portës duke goditur edhe shtyllën.

12’ Kuqezinjtë kanë tashmë një mundësi të mirë. Është Memushaj ai që futet mes 4 mbrojtësve dhe fiton faull.

8’ Islandezët mundohen që të organizohen megjithatë e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në mbrojtjen tonë.

3’ Goditje dënimi për Shqipërinë, aty ku vjen krosimi në zonë por topi shkon në duart e portierit.

1’ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Islandës!

Formacionet:

Shqipëria: Strakosha, Lenjani, Hysaj, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Bare, Memushaj, Gjasula, Çikalleshi, Manaj
Trajner. Edoardo Reja

Islanda: Haldorson, Hermanson, Arnason, R.Sigurdson, Skulason, Bjarnason, G.Sigurdson, Gunarson, Sigurjson, Halfredson, Bodvarson
Trajner. Erik Hamren

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Mbyllet pjesa e parë/ Supermaci britanike, Anglia shuplakë Kosovës: 5 gola në 45 minuta

Kosova ka shënuar gol ndaj Anglisë. Për kosovarët goli u shënua nga ana e Valon Berishës. Goli u shënua që...

Close