X

“Ia vendosën portalet”, Blendi Fevziu befason me historinë për zgjedhjen e emrit të vajzës së vogël: E kishin nxjerrë


Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar në një intervistë me Rudina Magjistarin, ku rrëfeu të gjithë udhëtimet e tij për këtë verë. Mes rrezikut dhe aventurave, nga Peruja në Kolumbi e më pas në Bahamas, Blendi Fevziu rrëfeu me detaje udhëtimet mbresëlënëse.

Por ndër të tjera, gjatë bisedës Rudina e pyeti dhe për dy vajzat e tij, dhe Blendi tregoi një histori që nuk e dinim më parë. Vajza e vogël Alis, emrin e paska marrë nga portalet. Edhe pse Blendi Fevziu e pëlqente shumë këtë emër, vajza e madhe donte një emër tjetër.

“Është pak si historia e vajzës vogël, kur donin t’i vendosnim emrin vajzës së vogël, ishim në dilemë midis disa emrave. Unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, kurse Mishel nuk donte.

Ndërkohë që ne po diskutonim këtë gjë, Inesi lindi. Nuk e kishim ndarë mendjen për emrin. Isha në makinë me Mishel duke ikur në maternitet ditën që vajza lindi, dhe e pyeta ‘Hë mo Mishel ç’do bëjmë për emrin?’ Duke folur, kur ndërkohë thotë: “Eee, fol ç’të duash ti, po emri paska dalë nëpër portale”.

Portalet kishin vënë emrin që kisha unë qejf. Mesa duket e kisha ndarë me dikë. Epo në rregull atëherë, nuk po e ndryshojmë, i thashë Mishelit”,– është shprehur Blendi Fevziu në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin.

Blendi Fevziu tregoi se së shpejti do të nxjerrë në treg një libër.

Libri pritet të publikohet në tetor, por Blendi Fevziu preferoi të mos jepte një alternativë titulli, pasi ende nuk ishte i vendosur.

More in LIFESTYLE
I zuri vendin në emision, Nevina Shtylla i hedh kunja Ilda Bejlerit: Do doja t’i thyeja takat

Nevina Shtylla është rikthyer tek “Procesi Sportiv” por kësaj herë si e ftuar speciale. Kësaj herë në rolin e moderatores...

Close