X

Modeli i Matthew Palmer për Ballkanin, regjimi monist i Gjukanoviçit

Matthew Palmer nuk rresht së dhëni mesazhe të këqia që kur ka filluar të merret seriozisht me Ballkanin. Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka dhënë një shembull të qartë se çfarë kupton ai me një demokraci të suksesshme. Gjatë një vizite në Mal të Zi ai e ka quajtur republikën e vogël ku mbretëron prej tre dekadash Gjukanoviçi si vendin më të suksesshëm multietnik të rajonit.

Palmer  zhvilloi vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri ku u takua me Presidentin Milo Gjukanoviç dhe Kryeministrin Dushko Markoviç të Malit të Zi.

“Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë vendosa ta vizitoj së pari pasi mora përsipër këtë pozicion”, tha Palmer.

Që në kohën e prishjes së Jugosllavisë, vendi i vogël ballkanik, drejtohet nga një ish drejtor doganash të cilit shumë vite italianët e kanë hetuar dhe ndjekur si kontrabandist cigaresh. Që prej asaj kohe Milo Gjukanoviç, sot president, ka qenë me radhë, kryetar shteti, kryetar i parisë më të madhe, kryeministër dhe ka mbajtur në dorë frenat e pushtetit politik dhe ekonomik në Podgoricë.

Eshtë e vërtetë se ai ka veshur flamurin e properendimorit dhe ka përballë një opozitë të fortë pro ruse, por kjo nuk është kursesi e mjaftueshme për ta vizatuar atë me nota pozitive siç bën Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer./Lapsi.al

More in BALLKAN, LAJME
Portugali, CR7 në ndjekje të rekordit të golave në kualifikueset e Europianit

Që nga ardhja e Fernando Santos, portugezi me numrin 7 ka shpërthyer plotësisht. Për t’u ngrohur i janë dashur disa...

Close