X

Meta para Komisionit Hetimor: Më 8 qershor do të digjnin Kuvendin, mund të kishte viktima


Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pas Komisionit Hetimor se më datë 8 qershor ishte planifikuar të digjej Kuvendit, ditën kur po zhvillohej mitingu i PD-së.

“Përveç Kushtetutës kemi edhe marrëveshjen e asocim stabilizimit. Duhet të mbrojmë të drejtën për zgjedhje. Kjo është sa i takon anës Kushtetuese. Një arsye themelore, se unë jam edhe kryetari i Sigurisë Kombëtare, është siguria publike.

Nuk do të bëja një ekspoze më të gjatë. Për shkak të detyrës time kam pasur informacione, si në rrugë zyrtare dhe nga institucionet zyrtare dhe por edhe burime të tjera, do të kishte trazira.

Në datë 7 qershor, një ditë para se të shfuqizoja 30 qershorin, kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar, mund të njihet edhe komisioni. Persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e PD-së për të djegur kuvendin e Shqipërisë. Kjo ishte tërësisht e vërtetë dhe mund të kishte viktima,”-shpjegoi Meta.

LIVE

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 9 septembre 2019

More in KRYESORE, LAJME
“Ky është turp! Kjo është damlla” Artan Fuga reagon për komisionin ndaj Metës: Edhe popullin nën hetim parlamentar!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhu me komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta....

Close