X

Ja çfarë ndodhi në zyrën e Bashës, pas bombës së Metës me djegien e parlamentit


Në çastin kur presidenti Ilir Meta, raportoi para Komisionit Hetimor, se në datën 8 Qershor, ishte planifikuar të digjej parlamenti, Lulzim Basha, që po e ndiqte rrëfimin e Metës nga televizioni, jo vetëm u  habit shumë, por edhe u tremb dhe menjëherë filloi të lëvizte nëpër hapësirën e madhe të zyrës, pa ditur ç’të thoshte.

Raportimin e Presidentit Meta, bashkë me të po e ndiqnin edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Profesor Spaho, Gaz Bardhi dhe Edi Paloka.

– Si ka mundësi të thotë këtë gjë presidenti?! – theu heshtjen Profesor Spaho. Ti u bëre 45 vjeç dhe akoma nuk ke vrarë një mizë. Si mund të djegësh ti dhe sidomos ne të tjerët, parlamentin e Shqipërisë?! Pastaj, si mund të digjej ky parlament, me atë gaz që hidhte Llesh Kimiku?

Në çastin, që Meta tha se do të digjej parlamenti dhe ai nuk mund të lejonte përsëritjen e Rajshtagut, Luli u ul përsëri në karrige dhe vendosi në formë gjëme, të dyja duart në kokë.

– Po ç’domethënë kjo tani? – pyeti Paloka. Na bëri edhe Hitler. Ç’lidhje kemi ne me Rajshtagun?! Prit kur ta dëgjojë edhe ky Palmeri i Amerikës këtë deklaratë dhe të na futë në listën e zezë. Pu, pu, pu edhe kjo nga duhej tani, të prishemi edhe me Amerikën, prej Ilir Metës.

– Ç’të them unë i shkreti?! – foli Luli për herë të parë si nëpër ëndërr.

Ende ishte tmerrësisht i habitur dhe i trembur.

– Ç’punë kam unë me djegien xhanëm? Si mund të djeg unë parlamentin?! Kur isha student në Hollandë, në Utreht, shoku im i dhomës, një mbrëmje vonë, duke pirë cigare në krevat, befas e zuri gjumi dhe dogji dyshekun. Pas kësaj ngjarje të tmerrshme, unë u largova tre netë nga konvikti. E kisha tmerr të afrohesha dhe jo më të flija tek dhoma ku u dogj dysheku.

– Për një dyshek që e dogji shoku i dhomës dhe jo ti. Merre me mend ç’do të bëje sikur të digjie parlamentin! – i tha Paloka.

– Ç’flet o Palokë, – e ndërpreu Profesor Spaho. Po ky Meta vallë, përse e tha këtë gjë?! Mos vallë, nuk është mirë ky njeri tani? Se këto kohët e fundit ka marrë edhe malet, e keni parë, mal më mal dhe kodër më kodër,  bashkë me Çim Pekën. Mos po na merr edhe ne në qafë më duket.

– Ndoshta nuk e ka patur me ne, por me Ramën, – foli për herë të parë Gaz Bardhi.

Befas kjo fjalë, i çliroi të katërt si me magji dhe kuptuan, që Gazi, ashtu si padashur, kishte gjetur zgjidhjen. Brilante! Presidenti nuk e kishte patur për opozitën.

– Bëj urgjent një deklaratë, – i tha Luli, Gaz Bardhit dhe u largua nga selia, ashtu i gjatë, i qeshur dhe me ballin lart.

– Nuk më duket mirë ky Meta, – i përsëriti Profesori, Palokës. Kot nuk ka marrë malet…

/TPZ.al/  Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Macron telefon urgjent me Edi Ramën, i kërkon disa herë ndjesë për ngatërresën e himnit

Ngjarja qesharake, që ndodhi në ndeshjen Francë- Shqipëri, ku Federata franceze vendosi në vend të himnit kombëtar të Shqipërisë, atë...

Close