X

Gazeta “Kathimerini”: Greqia nuk mbështet bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë



Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë  së Edi Ramës mbi trajtimin e pakicës greke në Shqipëri, duke paralajmëruar se vendi ynë nuk do të ketë mbështetjen e Athinës për hapjen e negociatave.

Siç tha kryeministri, “Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nëse nuk sheh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike greke në vend”.

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se duhet të ndryshojë qëndrim. Ajo përdor taktika të papranueshme kundër pakicës greke dhe për këtë duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në negociatat e pranimit në BE”, tha Mitsotakis.

Mediat greke nxjerrin si shqetësim kryesor çështjen e shpronësimeve të kryera nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference për shtyp ku foli për planet e qeverisë së re greke.

Ky  lajm gjithashtu është  shpërndarë sot nga Kathimerini në “Twitter”, duke cituar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis

More in KRYESORE, LAJME
Mediat franceze zbulojnë arsyen: Pse u ngatërrua himni i Shqipërisë

Incidenti i djeshëm me ngatërrimin e himnit të Shqipërisë me atë të Andorrës ka qenë kolektiv dhe jo vetëm i...

Close