X

Media ndërkombëtare për raportin e OSBE/ODIHR


Nga Kastriot Islami

1. Politikanët shqiptarë ja kanë marrë dorën raporteve ndërkombëtare. Ata gjithnjë përpiqen:

i) ta quajnë raportin realist e që përshkruan situatën sipas shijeve te tyre;

ii) të tregojnë se raporti miraton qëndrimet e tyre;

iii) të paraqesin vlerësimet /përfundimit e raportit në favorin e tyre;

iv) të akuzojnë njëra-tjetrën;

v) të akuzojnë njëra-tjetrën se është kundër institucionit ndërkombëtar që ka hartuar raportin;

vi) të tregojnë se përfundimet e raportit miratojnë objektivat e tyre politikë. Vecanërisht një qasje të tillë e ka aplikuar qeveria Rama.

2. Politikanët shqiptarë mbajnë të tilla qëndrime, thjeshtë:

i) për të maskuar kritikat që ndërkombëtarët kanë bërë për forcën e tyre politike;

ii) për të mashtruar votuesit e tyre me idenë se “nuk i kanë kundër ndërkombëtarët”;

iii) për ti thënë ndërkombëtarëve se “s’jemi dakord me ju, por s’ju sulmojmë në publik”. Qeveria Rama madje ka vënë në dispozicion mjete njerzore e financiare për këtë qëllim.

3. Të gjithë raportet e institucioneve përshkruajnë situatën dhe japin rekomandimet e tyre për një ose disa çështje duke paraqitur:

i) edhe aspektet pozitive edhe ato negative,

ii) edhe arritjet edhe mosarritjet,

iii) edhe kritika për mosarritjet edhe “lavdërime” për arritjet.

Gjuha e raporteve është e kujdesshme dhe jo rrallë herë e sofistikuar, deri e “drunjtë”. Hartuesit e raporteve ndërkombëtare përpiqen të shmangin frazat që mund të keqpërdoren për arritjen e objektivave të politikës së brëndshme apo të favorizojnë në mënyrë të disballancuar njërën apo tjetrën forcë politike.

4. Raportin e funditi OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe politika shqiptare e paraqiti me qasjen e saj. Qeveria dhe Rama e paraqitën raportin si “certifikim të zgjedhjeve të 30 qershorit” pra si mbështetje të qëndrimit qeveritar. Opozita reale i paraqiti vlerësimet e përfundimet e këtij raporti për të provuar tezën e “ilegjitimitetit të zgjedhjeve” dhe në mbështetje të kërkesës së tyre për zgjedhje të parakohshme.

“Opozita” prezente në kuvend dhe ndonjë media e paraqitën raportin si një “shuplakë ndaj politikës së vjetër të PS e PD”. Publiku e kishte të vështirë të nxirrte përfundime të qarta nga ky raport dhe një pjesë e tij ju referua si gjithnjë qëndrimeve politike duke ruajtur përgjithsisht me fanatizëm përkatësinë ndaj forcës së tyre politike; një pjesë e vogël racionale e publikut apo edhe një pjesë tjetër, ajo më e revoltuara në ekstrem nga hallet e problemet e shumta, preferoi ti referoi medias ndërkombëtare.

5. Mediat ndërkombëtare reaguan si më poshtë:

i) OSBE/ODIHR publikoi një raport të tmerrshëm mbi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në Shqipëri;

ii) raporti nënvizoi rënie të demokracisë e degradimin e standardeve zgjedhore;

iii) procesi zgjedhor u njollos nga një sërë parregullsish, të cilat u bënë për tëfavorizuar qeverinë;

iv) punonjësit e administratës publike, u gjendën nën presion, të shpalosnin përkatësinë e tyre pro-qeverisë;

v) shumë funksionarë rrëfyen për forma të presionit, kryesisht pushime nga puna apo përjashtim nga programet e ndihmës sociale;

vii) raporti duke paraqitur faktin se Gjykata Kushtetutese s’funksiononte, shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit ishin ilegale;

viii) parlamenti shpalli nul dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nisi procedurat për shkarkimin e tij; kjo klimë e pasigurisë juridike e kriza politike minuan besimin e publikut te legjitimiteti i zgjedhjeve;

ix) mjaft bashkëbisedues të OSBE/ODHIR shprehën shqetësimin për mungesën e hetimeve dhe ndëshkimeve për krimet elektorale si blerja e votës apo presioni mbi votuesit;

x) sipas ODIHR-it, mediat luajnë rolin e lobistit për pronarët e tyre e gazetarët janë gjithnjë e më vulnerabël ndaj presioneve, prandaj shpesh i nënshtrohen autocensurës;

xi) aktet e kërcënimit dhe të sulmeve ndaj gazetarëve, s’janë shoqëruar me një hetim të thellë, duke sjellë kështu krijimin e një atmosfere pandëshkueshmërie.

6. Mediat ndërkombëtare i përshkruajnë qëndrimet e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në mëyrë të tillë:

i) Kritikat në raport u minimizuan nga Edi Rama, duke i cilësuar të gjithë kritikat e raporti si “një furtunë në gotë”; dhe

ii) Lulzim Basha duke theksuar rëndësinë e raportit të OSBE/ODIHR-it, nënvizoi se “për herë të parë, që prej vendosjes së pluralizimit në Shqipëri, ne kemi një raport që nuk flet për parregullsi teknike, por për krime elektorale, si dhe për akte të paligjshme të kryera në mënyrë të qëllimshme, me synim mohimin e të drejtës për tëvotuar”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
EMRAT/ Mashtrimi me TVSH-në, Gjykata liron tetë nga 15 biznesmenët e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka liruar tetë nga 15 biznesmenët e arrestuar, të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtruese...

Close