X

EMRAT/ Mashtrimi me TVSH-në, Gjykata liron tetë nga 15 biznesmenët e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka liruar tetë nga 15 biznesmenët e arrestuar, të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtruese me TVSH-të.

Ndërkohë për shtatë të tjerët u vendos masa e sigurisë “burg me afat 20 ditë”.

Sipas hetimeve, 50 kompani të ndryshme janë përfshirë në këtë skemë mashtrimi, ndërsa nga 35 urdhra arresti të lëshuara nga prokuroria janë ekzekutuar nga policia vetëm 16.

Vlera e faturave fiktive është 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionë lekësh.

Masat e sigurisë për 15 të arrestuarit:

Haxhi Sala “arrest shtëpie”

Ilia Dimo “arrest shtëpie”

Vasil Korita “burg me afat 20 ditë”

Vasil Korita “burg me afat 20 ditë”

Shkëlqim Prodani “arrest shtëpie”

Besnik Pelivani “burg me afat 20 ditë”

Mhill Ndreca “burg me afat 20 ditë”

SHpresa Joanidhi “arrest shtëpie”

Paqsor Buzi “arrest shtëpie”

Ardjan Bejko “burg me afat 20 ditë”

Astrit Lala “arrest shtëpie”

Fatmir Firi “burg me afat 20 ditë”

Rabi Kurti “arrest shtëpie”

Riza Roshi “arrest shtëpie”

Rrapo Baduni “arrest shtëpie”

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar “arrest me burg” për 14 prej tyre dhe “arrest shtepie” per Shkëlqim Prodanin. Por gjatë seancës, prokuroria ka ndryshuar qëndrim për disa prej tyre bazuar mbi arsyet shëndetësore dhe familjare të tyre.

Kështu për Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Paqsor Buzin, Astrit Lalën dhe Rabi Kurtin ka kërkuar arrest me burg 20 ditor. Sakaq për Shpresa Joanidhin ka kërkuar “arrest shtëpie”.

Nderkohe po sot u arrestua dhe biznesmeni i 16-te, Drilon Bareti. Ai akuzohet për vepra penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Të arrestuarit sot ne gjykate

Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company

Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE

Astrit Lala, kompania Leksi Security 1

Haxhi Sala, kompania Leksi Security

Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k

Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k

Shkëlqim Prodani, kompania Red Black

Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”

Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k

Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”

Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”

Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k

Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”

Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”

Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mijëra shqiptarë në “Stade De France”, TKZ grumbullohet në Paris

Shqipëria si gjithnjë nuk do të jetë vetëm në rrugëtimin e saj, teksa edhe njëherë do të ketë me vete...

Close