X

Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet, Vasili: 30 qershori ra!


Pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR se në zgjedhjet e 30 qershorit pati ndikime partiake tek votuesit, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se raporti i OSBE/ODHIR tregoi se 30 qershori ra, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve që të shpëtojnë vendin.

Teksa foli për kohën që nuk duhet humbur, Vasili tha se vendi është rrëmbyer nga një tufë banditësh.

Postimi i Vasilit:

OSBE foli, 30 qershori ra,tani perpara te shpetojme vendin!!

Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit.

Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit.
Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin.

Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje.

Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit.

Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′.

Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute,ligj,kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve.

Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim.
Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte.

OSBE foli tani eshte radha jone….

More in AKTUALITET, LAJME
Temperatura deri në 33 °C, moti për çdo qytet

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe masave ajrore...

Close