X

Ishte duke luajtur futboll, humb jetën djali i legjendës Caffu


Disa ditë pasi ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrike, humbi vajzën e tij 9-vjeçare, një tjetër legjendë e futbollit është tronditur nga një tragjedi e ngjashme.

Ish-mbrojtësi brazilian, Marcos Caffu ka humbur djalin e tij. Danilo Feliciano de Moreas është ndarë nga jeta duke luajtur futboll me shokët ditën e mërkurë.

30-vjeçari nuk u ndje mirë në fushën e lojës dhe u transportua direkt në spital nga shokët e tij.

Ndihma e doktorëve nuk i bëri punë, pasi i riu nuk ia doli të mbijetonte.

Kujtojmë që babai i tij, Caffu, ka qenë një futbollist i famshëm i viteve 2000, ku ka luajtur për Romën dhe Milanin për shumë vite.

Kohët e fundit ai ka pasur probleme me financat personale duke shpallur falimentim, ndërsa tashmë ka marrë edhe një tjetër goditje të madhe, si humbja e djalit të tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Ministrja i kërkoi t’i bënte like, Kastriot Çipi: Je e urryeshme, as për frëngjisht nuk je diplomuar

Një nga protestuesit kryesorë të Teatrit Kombëtar, Kastriot Çipi ka reaguar së fundmi pasi është shprehur se ministrja e Kulturës...

Close