X

Skiatorja gjendet e vdekur në pyllin e Madridit, reagon edhe Reali

Blanca Fernández Ochoa, ish-skiatorja spanjolle është gjendur e pajetë në një pyll në zonën e Madridit, teksa ende nuk janë konfirmuar shkaqet e kësaj vdekje misterioze.

56-vjeçarja ishte shpallur e humbur prej 24 gushtit, ndërsa prej kësaj të shtune policia dhe vullnetarë të shumtë (285) kanë filluar të krehin një zonë prej 3500 hektarë, pasi disa dëshmitarë thanë se e kishin parë në atë zonë.

Fillimisht u gjend makina e saj, e tipit “Merceedes” dhe sot, rreth dy orë larg nga vendi ku u gjet mjeti, është zbuluar edhe trupi i pajetë i një femre, që para pak momentesh u konfirmua se ishte trupi i pajetë i sportistes.

Ochoa është medalistja e vetëm spanjolle në ski për Lojëra Olimpike, teksa ajo në vitin 1992 Albertville, France, arriti të sigurojë medalje për vendin e saj.

Menjëherë sapo është konfirmuar se turpi i pajetë është i skiatores, ka reaguar edhe klubi i futbollit të Real Madridi, që shkroi në rrjete sociale: “Shprehim keqardhjen tone të madhe, për Blanca Fernández Ochoa, medaliste Olimpike dhe legjendë e sportit spanjoll. Klubi dëshiron të përcjellë ngushëllimet të sinqerta tek të afërmit dhe shoqëria për këtë humbje që na ka shokuar të gjithëve”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Shkarkimi i Presidentit Meta, ja kur mbërrijnë ekspertët e Venecias

Nga data 9 shtator deri më 11 shtator, një grup ekspertësh të Komisionit të Venecias do të zhvillojnë një sërë...

Close