X

Rusi, ”Deutsche Welle” kërcënohet me heqjen e akreditimit

Komisioni i Dumës për Ndërhyrjet e Jashtme kërcënoi se do të kërkojë nga Ministria e Jashtme që t’i privojë të drejtën e akreditimit në Rusi ”Deutsche Welle”-s, nëse transmetuesi publik gjerman nuk i përgjigjet akuzave për nxitje dhe pjesëmarrje në protestat e fundit anti Putin.

“Ekziston edhe shtysë tjetër. Ne do t’i kërkojmë organit, që u ka mundësuar atyre akreditimin, t’ua pezullojë atë ose t’i privojë nga disa korrespondentë specifikë. Duam thjesht të dimë nëse ata do të vazhdojnë të punojnë në vendin tonë dhe nëse do ta bëjnë këtë brenda kufijve ligjorë”, pohoi kryetari i Komisionit Parlamentar, Vasily Piskaryov.

Gjatë këtyre muajve, mijëra njerëz kanë protestuar kundër përjashtimit të shumë opozitarëve nga zgjedhjet bashkiake të 8 shtatorit, në Moskë.

Në shumicën e rasteve, autoritetet nuk i kanë lejuar manifestimet dhe ato janë shtypur me dhunë e arrestime nga ana e policisë./Atsh/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Përfundon takimi në kryeministri mes Ramës dhe zyrtarit të lartë amerikan

Është mbyllur takimi në kryeministri mes shefit të qeverisë Edi Rama dhe zyrtarit të lartë të DASH, David Kostelancik. Takimi...

Close