X

OSBE/ODHIR kritika të ashpra për mediat: Top Channel dhe Klan promovuan PS-në, ERTV e Ramës shqetësuese


Raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit, përmban edhe një përshkrim të gjendjes së mediave në Shqipëri dhe përdorimit të tyre, si platformat për interesat e pronarëve.

Në raport evidentohet se tregu i limituar i reklamave, ka bërë që pronarët t’i përdorin televizionet në favor të interesave të tyre të biznesit, ndërkohë që gazetarët janë vulnerabël ndaj presioneve dhe shpesh vetë-censurohen.

Në raport përmendet edhe ligji që mazhoranca po përpiqet të kalojë në parlament, për gjobitjen e mediave online.

Edhe pse amendimet nuk janë votuar ende në parlament, adoptimi i tyre në këtë formë do të kishte një ndikim drithërues mbi median“.

OSBE/ODHIR kritikon ashpër edhe televizionin personal të kryeministrit Edi Rama, ERTV,  i cili transmeton eventet live, të cilat më pas i publikojnë mediat e tjera, duke mos lejuar marrjen e informacionit objektiv nga qytetarët.

Aktivitetet zyrtare dhe ato të fushatës elektorale të kryeministrit Rama, u filmuan dhe transmetuan në mënyrë ekskluzive në kanalin televiziv në facebook, ERTV, të cilat më pas televizionet e tjera mundeshin vetëm t’i ripublikonin.  Kjo praktikë e ndalimit të aksesit të medias në evente publike të organizuara nga zyrtarë të shtetit dhe partitë politike, nuk lejoi që qytetarët të merrnin informacion objektiv gjatë fushatës. Gjithashtu ndaloi të drejtën themelore të mediave, për të marrë informacion dhe për të përmbushur funksionin si rojtar, me efektin e uljes së llogaridhënies së zyrtarëve shtetëror ndaj publikut

Në raport thuhet se televizionet kryesore në vend, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan fushatën e PS me tone pozitive, madje për televizionin Top Channel thuhet se sëbashku me RTSH-në “shërbyen si platforma për të promovuar PS-në“.

Televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan e mbuluan PS-në me tone përgjithësisht pozitive dhe neutrale, ndërsa PD-në, me tone neutrale dhe negative. Ndërsa, News24 e mbuloi PS-në me tone negative dhe neutrale dhe PD-në, me tone neutrale dhe pozitive. Vizion Plus mbuloi PD-në në mënyrë pozitive dhe PS në mënyrë më të balancuar. 
Programet politike dhe të aktualitet në Top Channel, News24 dhe RTSH, gjithashtu reflektuan politikat editoriale të televizioneve. Top Channel dhe RTSH, shërbyen si platforma për të promovuar PS-në. Talk Show-t në News24, ishin kritike me partinë në pushtet. Megjithatë, Talk Show Opinion në TV Klan, pati një ndryshim nga politika editoriale e televizionit, duke shërbyer si një platformë kritike ndaj PS“.

/TPZ.al/

More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Humbet ndeshjen me Shqipërinë, por jo dasmën e vajzës së një tifozi

N’Golo Kanté nuk është vërtetë një lojtar si të tjerët. Pavarësisht trofeve, qoftë me Chelsea apo ekipin e Francës, pagës...

Close