X

“Keqformime fizike tek foshnjat”, Prokuroria kërkon hetimin e Niko Peleshit për helmin “Silikon Mix”


Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetim nga Prokuroria e Tiranës lidhur me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit me urdhër të ish-Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, janë hedhur në treg 4600 litra helm me emrin “Silikon Mix”.

Kërkesa e organit të përgjithshëm të akuzës mban datën 3 shtator 2019 dhe firmën e drejtores së kabinetit, Alketa Zifla.

“Ju dërgojmë për vlerësim ligjor sipas kompetencës të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi.

Konkretisht, nga publikimet e fundit, rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë ka lëshuar në kundërshtimin me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit “Silikon-Mix” i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme për shëndetin” thuhet në kërkesë.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon gjithashtu nga Prokuroria e Tiranës informacion në lidhje me trajtimin e këtij rasti, pa cenuar sekretin hetimor.

Sipas toksikologëve, insekticidi “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

Edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit thotë se urdhri i Niko Peleshit është i paligjshëm.

More in KRYESORE, LAJME
VIDEO/ Me këngë e valle për Berishën, protestuesi i unazës së re paralajmëron: S’ka më kthim pas

Në një kohë që politika nisi punën me ardhjen e shtatorit, e teksa kreu i PD Lulzim Basha ka paralajmëruar...

Close